Kuvendi sot vazhdon punimet

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot ka caktuar vazhdimin e punimeve për seancën plenare të 30-të me radhë.

Seanca është caktuar për në ora 11:00, ndërkaq në rend dite të saj janë disa pika: Ligji për gjuhën e shenjave, për mbrojtje nga shqetësimi në punë dhe pagesa e pensioneve dhe të kompensimeve invalidore.

Me flamur evropian, në rend dite është edhe propozim – Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të kualitetit të ajrit.

Për sot, seanca janë caktuar edhe nga Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjvënës./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey