Ky do të jetë kryetari i ri i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje. Vendin e kryetarit e ka marrë Bedri Hamza. Kështu ka bërë të ditur Ramiz Lladrovci përmes një postimi në “Facebook”. “Përgëzoj strukturat e PDK-së për mbështetjen që ma kanë dhënë në çdo situatë, me besimin e plotë se do të bëhet mirë. Falënderim i […]

Nëntor 12, 2025 - 16:00
 0
Ky do të jetë kryetari i ri i PDK-së
PDK dorëzon ankesë në PZAP për procesin zgjedhor në Mitrovicë

PDK dorëzon ankesë në PZAP për procesin zgjedhor në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje.

Vendin e kryetarit e ka marrë Bedri Hamza.

Kështu ka bërë të ditur Ramiz Lladrovci përmes një postimi në “Facebook”.

“Përgëzoj strukturat e PDK-së për mbështetjen që ma kanë dhënë në çdo situatë, me besimin e plotë se do të bëhet mirë. Falënderim i veçantë shkon për qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët besuan në zotimin tim se s’ka bir nane që më largon nga PDK-ja. Besimi im në sinqeritetin e anëtarësisë, ashtu dhe udhëheqësve të PDK-së, ka qenë i madh. Ky hap i pritshëm i kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi do përshëndetur, njëherësh, duke i ofruar fuqishëm përkrahje kryetarit në ardhje, Bedri Hamza. Të jesh lider i partisë që buroi nga Drejtoria Politike e UÇK-së, është përgjegjësi e madhe, përgjegjësi për ta dërguar shtetin në nivel më të lartë, sinqerisht, me tërë forcat përparimtare të vendit. Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!”, ka shkruar ai.