Ky është mesazhi për dialogun që i përcolli Varhelyi mbrëmë Osmanit?

Çfarë mesazhi për dialogun i përcolli Varhelyi mbrëmë Osmanit?

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi uroi mbrëmë Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si shefe e shtetit të Kosovës.

Në urimi, eurokomesari ipërcolli Osmanit, por edhe Qeverisë dhe parlamentit të Kosovës një mesazh për dialogun me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“BE pret të punojë me Presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e lidhura me BE-në, në interes të qytetarëve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”, shkruan ai në Twitter.

Vjosa Osmani u zgjodh mbrëmë presidente e Kosovës me 71 vota pro.

Ajo është presidentja e dytë grua e vendit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey