Ky ilaç ka përdorim të shpeshtë nga qytetarët sa herë ndiejnë probleme të barkut

Ky ilaç ka përdorim të shpeshtë nga qytetarët sa herë ndiejnë probleme të barkut, madje e marrin edhe pa recete në farmaci, nuk duhet të përdoret më

Bëhet fjalë për principin aktiv ranitidine, tabletë në formë doze 150 mg dhe 300 mg, tek të cilat ka rezultuar papastërti kancerogjene.

Ky ilaç po tërhiqet nga tregu, nga kompania prodhuese, pas alarmit të dhënë nga agjencia europaine e barnave.

Agjencia e barnave këtë njoftim të rëndësishëm e kanë publikuar në faqen zyrtare të tyre, ndërkohë që mjeket po njoftohen nga urdhrat përkatës në mënyrë që të mos e përshkruajnë më në recetë.

Qytetarët që janë duke ndjekur një terapi mjekimi me ranitidine duhet të kontaktojnë mjekun gastroheopatolog, para se ta ndërpresin mjekimin, në mënyrë që mjekimi të mund të zëvendësohet me një bar alternativ.

Po kështu qytetarët të cilët e marrin pa recetë duhet të konsultohen me farmacistin.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 27, 2019 2:39 pm ne Shendet. ne link https://lajme.mk/?p=153467
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit