Ky ishte rrugëtimi politik i Memli Krasniqit, deri te posti i kryetarit të PDK-së

Rrugëtimi politik i Memli Krasniqit deri te posti i kryetarit të PDK’së.

Memli Krasniqi, tashmë kryetar i PDK’së, u bë pjesë e këtij subjekti që nga 2004-a.

41 vjeçari i cili ka të përfunduara studimet e nivelit master për marrëdhënie ndërkombëtare, nisi rrugëtimin e tij në politikë 17 vite më parë.

Deputeti kishte shërbyer si këshilltar i ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçit. Më pas, ai arrin të bëhët edhe kryertar i rinisë së këtij subjekti politik.

Mirëpo shumë shpejt, Krasniqi arriti të depërtojë edhe në Kuvendin e Kosovës, ku që nga viti 2007, është zgjedhur gjashtë herë deputet.

Madje në zgjedhjet e fundit, Krasniqi ishte në katërshen e parë e personave më të votuar brenda PDK-së.

Veç kësaj, ai kishte udhëhequr dy ministri, atë të Kulturës në vitin 2011, dhe Ministrinë e Bujqësisë në vitin 2014.

Madje në kuadër të punës së tij si Ministër i Bujqësisë, ai vazhdimisht premtonte përkrahje për bujqit.

I zëshëm ishte edhe si deputet, ku nga ky pozicion vite më parë, premtonte se liberalizimi i vizave do të jetësohej sa më shpejt.

Deputeti, ka qenë i hapur për takime edhe me tashmë kryeministrin Albin Kurti, atëherë kur kishte ftesa. Megjithatë, vazhdimisht ka bërë të qartë që nuk do përkrahnin krijimin e Qeverisë Kurti.

E edhe pasi qeveria u formua, Krasniqi shfrytëzoi hapësirë për të kritikuar mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet.

Kritikat e tij ishin të vazhdueshme edhe për menaxhimin e pandemisë.

Krasniqi i cili konsiderohet si një ndër figurat më të rëndësishme të gjeneratës së re brenda partisë, tanimë ka marrë një rrugëtim tjetër të rëndësishëm.

Ai tashmë është shpallur si kryetar i PDK’së në konventën e dhjetë të kësaj partie. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ndërkaq 7 nga ta ishin kundër dhe 1 abstenoi.

Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey