Ky person është mashtrues, Policia po kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një 33 vjeçarit nga Prishtina.

Identifikohet një i dyshuar për disa raste të mashtrimeve.

Prishtinë, 16 prill 2021 – Referuar tri rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (janar, mars dhe prill), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Jugu, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

• Valton Makolli, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.

Deri tani në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, si viktima të mashtrimit nga i dyshuari, janë paraqitur 3 persona (shitës të dyqaneve) ,të cilëve i dyshuari përmes mashtrimit ka arrit që t’iu marr nga dyqanet gjësende të ndryshme.

Ky i dyshuar aktualisht ndoodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.

Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër. /ORAinfo/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey