Ky plan ushqyes çon deri në ndryshim të plotë – mjafton t’i ndiqni këto rregulla

Regjimi i ushqimit me mjaltë nuk është i gjatë, mirëpo rezultati është më shumë se i kënaqshëm

Mirëpo, mos u dalldisni – regjimi, edhe pse i shkurtër dhe i rëndë, kërkon vullnet dhe përkushtim, transmeton KosovaToday.

Kjo dietë nënkupton konsumim të mjaltit të bletëve – më i mirë ai shtëpiak. Duhet ditur që sa më i pastër të jetë mjalti, rezultati do të jetë më i dukshëm.

Në një gotë mjaltë gjendet sasi e madhe kalorish. Në të nuk ka yndyrë. Sasia e albuminave është rreth një gram. Kur të merret shpesh dhe në sasi të vogla ai ngop falë vitaminave dhe mineraleve të shumta.

Dieta me mjaltë është e orientuar në pastrimin e trupit nga çdo gjë e panevojshme dhe nga toksina helmuese. Kur ato të nxirren jashtë, shumë shpejt shkrihet teprica e yndyrës.

Ky plan ushqyes çon deri në ndryshim të plotë – mjafton t’i ndiqni këto rregulla.

Dieta me mjaltë zgjat tri ditë.

⦁ Dy lugë supe mjaltë të pastër blete tretni në një gotë ujë të nxehtë.
⦁ Përzieni mirë dhe pini.

Në ditë mund të merrni gjithsej 150 gramë mjaltë të cilin do ta kombinoni me sa të jetë e mundshme ujë.

Gjatë këtyre tri ditëve, lejohet pirja e çajit të bimëve. Pos çajit, ujit dhe mjaltit janë të ndaluara karbohidratet, mishi, ushqimi i rëndë dhe produktet e qumështit.

Është me rëndësi të thuhet që dietën mund ta praktikojnë vetëm njerëzit e shëndetshëm.

Pas përfundimit të dietës me mjaltë, përbërësit fusni gradualisht në menynë tuaj.

⦁ Tri ditët e ardhshme hani vetëm supë dhe ushqim të lehtë.
⦁ Të fundit në meny shtoni mishin e bardhë të pulës pa lëkurë.

Një muaj pas dietës kujdesuni të shmangni ushqimin e fërguar, në mënyrë që të mos shkohet deri në efektin jo-jo. /KosovaToday/

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 30, 2019 10:08 am ne Shendet. ne link https://lajme.mk/?p=154497
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit