Ky pritet të jetë trajneri i ri i Bayern Munich (FOTO)

Sipas një shkrimi nga “Kicker”, Julian Nagelsmann i është drejtuar menaxherëve të RB Leipzig dhe i ka kërkuar ekipit të përfundojë kontratën e tij.

Julian Nagelsmann mund të bëhet trajneri i Bayern Munchen, për të zëvendësuar Hansi Flick në largim. Sipas raporteve të shumta në Gjermani, drejtuesit e Bayern kanë kontaktuar me trajnerin e RB Leipzig, Julian Nagelsmann.

Negociatat thuhet se janë duke u zhvilluar midis dy klubeve dhe Kicker raporton se Leipzig dëshiron një tarifë prej 25 milion eurosh për t’u ndarë me trajnerin e tyre. Revista shton se 33 vjeçari i ka kërkuar menaxhmentit të RB Leipzig që të ndërpresë kontratën e tij në mënyrë që ai të mund të bashkohet me Bayern Munich.Nëse Bayern pranon të paguajë tarifën që kërkohet nga Leipzig, kjo do ta bënte Nagelsmann trajnerin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Aktualisht, ai rekord mbahet nga Andre Villas-Boas, i cili u transferua nga FC Porto te Chelsea në 2011 për 15 milion euro.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey