Ky vend mik me Kosovën rivendos masa kufizuese pas rritjes së rasteve pozitive me COVID-19

Ora policore gjatë natës.

Turqia po rivendos izolimin gjatë fundjavave në shumicën prej provincave të saj dhe do të vë masa gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Infektimet në Turqi janë rritur pas më pak se një muaji kur autoritetet ndanë 81 provincat në katër kategori me ngjyra dhe lehtësuan masat nën një përpjekje për normalizim të kontrolluar.

Në një adresim, presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se 58 nga 81 provincat turke, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë janë futur në kategorinë e kuqe ose në zonat me rrezik të lartë dhe se do të futeshin në izolim gjatë të shtunave dhe të dielave.

Ora policore gjatë natës në tërë vendin do të vazhdojë, ka thënë ai, raporton AP.

Vetëm 17 provinca ishin në zonën e kuqe më 2 mars.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey