Kylian Mbappe drejt Real Madrid, PSG kërkon një brazilian në këmbim

Vinicius mund të jetë çelësi për Mbappe për t’u transferuar te Real Madrid. Kjo është ajo që raporton ABC në Spanjë, e cila raporton se PSG kërkon të përfshijë Vinicius në operacionin e transferimit të Mbappe në Madrid.
Drejtori i PSG, Leonard e pëlqen sulmuesin brazilian dhe kërkon ta ketë në skuadër në rast se Mbappe largohet. Kontrata e këtij të fundit skadon në verën e 2022 dhe duhet të vendosë me patjetër deri në fund të sezonit nëse do rinovojë apo do largohet.
Mundësitë më të mëdha janë që ai largohet drejt një klubi më me histori dhe Real Madrid është në “pole”. Francezët kërkojnë rreth 160 milionë euro nga shitja e Mbappe, por në rast të përfshirjes së Vinicius, kjo shifër do ulej ndjeshëm.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey