Laboratorët përfituan nga pandemia/ Qytetarët u kanë paguar mbi 18,6 milionë euro

Mbi 18,6 milionë euro kanë paguar qytetarët për teste për kovid në laboratorët privatë për shkak se në kushte të pandemisë, shëndetësia publike përmes aplikacionit “Termini im”, nuk siguroi shërbime shëndetësore që të mund të testohen në kohë. Kjo konfirmohet edhe në raportin e revizionit të Fondit shëndetësor ku theksohet se këtë shumë parash e kanë përllogaritur sipas çmimit më të ulët prej 1.400 denarëve për test, për gjithsej 820 teste që janë bërë brenda këtyre dy viteve, edhe pse shuma në laboratorët privatë ka arritur edhe deri në 5.500 denarë. “Ministria nuk ka ndërmarrë aktivitete për sigurimin e numrit më të madh të terminëve për testim në barrë të Fondit shëndetësor në më shumë institucione shëndetësore, dhe për shkak të kësaj, një pjesë e madhe e të siguruarve testimet i kanë bërë në laboratorët privatë”, thuhet në raportin e Entit shtetëror për revizion.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey