Lajçak mblodhi ambasadorët e BE-së për t’i informuar për takimet në Beograd

Lajçak mbledh ambasadorët e BE-së, i informon për takimet në Beograd.

I dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka informuar ambasadorët e Bashkimit Europian, për takimet që ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Beograd.

Kështu ka bërë të ditur vet Lajçak, përmes një reagimi në twitter.

Tutje ai shihet në një fotografi të publikuar, i rrethuar me diplomatë europianë.

Këtë informim të tij ndaj ambasadorëve, ai e quan traditë të mirë të tij.

”Si një traditë e mirë në të gjitha vizitat e mia, unë informova Ambasadorët e BE-së në terren për takimet e mia në Beograd”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , ka bërë të ditur se bashkë me Mattheë Palmer, të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, kanë takuar patriarkun e ri të Kishës Ortodokse në Serbi, Porfirije.

“Me Palmer e kemi zhvilluar një takim të parë dhe të mirë me patriarkun e ri serb. Diskutuam për pikëpamjet mbi dialogun dhe rajonin”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey