Lajm i fundit/ Edhe një tjetër viktimë nga Covid 19 në Shqipëri, numri shkon në 7

Anita edhe në shtëpi vishet e rregullohet bukur, kaqurrelat e saj morën tërë vëmendjen sonte

Anita edhe në shtëpi vishet e rregullohet bukur, kaqurrelat e saj morën tërë vëmendjen sonteGjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv. 85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey