Lajm i mirë, gjendet gruaja nga Ferizaj, e cila u zhduk tri ditë më parë

Bukurije Hasan Neziraj e cila ishte zhdukur nga data 11.06.2021 është gjetur sot.

Kështu njofton Policia për Rajonin e Ferizajt.

Bukurija është gjetur nga familjarët e saj tek halla e tyre.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , këtë pasdite, ka pranuar një informatë shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.

Vëllai i saj, ka njoftuar policinë, se motra e tij Bukurije Neziraj, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, tek halla e tyre dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey