Lamtumirë Arsenal, Mustafi në bisedime me këtë skuadër

Shkodran Mustafi përfundimisht ka vendosur të largohet nga Arsenal.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, i cili luan me skuadrën e Arsenal, duket se do të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së janarit.

Mustafi ka hasur në vështirësi këtë edicion që të gjej pozitën e titullarit, dhe me gjasë do të ketë vështirësi edhe nën urdhrat e Arteta.

‘Mirror’ shkruan se agjenti i Mustafi do të mbajë bisedime me Galatasaray, për një transferim të mundshëm, transmeton lajmi.

Gjiganti turk është i vendosur që të përforcojë mbrojtjen, dhe Mustafi shihet si një opsion ideal për ta.

Mbetet të shihet nëse një marrëveshje mes Shkodran Mustafit të Arsenal dhe Galatasaray të Superligës së Turqisë do të arrihet.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey