Lamtumirë miku im, Zef Balaj!

Ibrahim Kolari

Lamtumire miku jem z. Zef Balaj, pushofshe ne paqe, Ngushllime familjes Balaj, shokeve dhe gjithe atyre qe ju kane njohur.! Veprat e tua, atdhetarizmi dhe humanizmi juaj me kalimin e kohes do ngelni ne historine shqiptare.!

I dashtunn vllau i madhe Zef, me premtove se ne qershor ose korrik tha e se do vish ne Diber per vizite, mirëpo nuk e mbajte premtimin. Ishte dhe do të jesh me ne, andaj e kisha per detyrim moral qe te vij nga Dibra per tu pershendete dhe per tju dhene lamtumiren e fundit..! Ngushëllime te perzemerta dhe respekte nga i juaji”, ka shkruar veprimtari i njohur dibran, Ibrahim Kolari duke përcjell mesazhet e ngushëllimit bashkë me familjen.

Zef Balaj ishte dhe do të mbetet një figurë e shquar e komunitetit Shqiptaro-Amerikan, aktivist i dalluar i çështjes kombëtare.

Ai ishte një “Vatran” veteran me kontribute të pandalshme, mbështetës i “Vatrës” prej gjysmë shekulli dhe anëtar i Bordit i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një aktivist shëmbullor që nuk u ndal së dhëni për komunitetin deri sa dha frymën e fundit. Zef Balaj kishte nëntë muaj që vuante nga sëmundja që e mundi më 13 prill 2022. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey