PDK-së dje i ka ikur një deputete.
Analisti i njohur, Blerim Latifi përmes një postimi ka kritikuar ish-partinë e tij, PDK.
Ai ka thënë se rasti i fundit me deputeten, Adelina Grainca, flet më shumë për PDK-në se sa për të
Sipas Latifit për t’u bërë deputet në PDK duhet të kesh një çantë të madhe me para kur nisesh në fushatë e kontributi politik nuk ka rëndësi.
“Nëse kjo parti nuk e rikthen standardin e vlerësimit të atyre që kontribuojnë realisht në organizatë, rënia e saj do të vazhdoj me ritëm edhe ma të madh”, tha ndër të tjera Latifi në postimin e tij.