Latifi thotë se Kurti po përdor metodën e Thaçit për të punësuar ata që kanë folur kundër tij

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e përdor metodën e punësimit që e ka përdorur ish-presidenti Hashim Thaçi.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se e kanë ftuar Skënder Hysenin, në bisedimet që janë duke u zhvilluar Qeveri për dialog.

“Edhe Skenda në ekipin e Kurtit për dialog. Njeriu që kishte udhëtuar në Washington për të marrë qëndrimin e detajuar të Grenellit për rrëzimin e Kurtit, në mars të vitit të kaluar. Nuk duhet të habitemi kur ta shohim edhe Agim Veliun si kordinator për dialog midis Kuvendit dhe Qeverisë. Metoda klasike e Thaçit: punëso njerëzit që kanë folur e vepruar kundër teje!”, ka shkruar Latifi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey