Lautaro do rinovojë me Interin, mbyllet ‘dera’ për Barcelonën dhe Atleticon

Barcelona dhe Atletico Madrid ishin të interesuara për transferimin e yllit të Interit, Lautaro Martinez, por tani duket se gjithçka është mbyllur.
Argjentinasi është pranë nënshkrimit së kontratës së re me Interin sepse dëshiron të mbetet pjesë e skuadrës së “Neurazzurëve”, transmeton lajmi.net.
Barcelona tregoi interesim për Martinez në verën e kaluar, derisa Atletico ishte i gatshëm në verë të bënte një ofertë, por lojtari duket se është i bindur nga projekti i Interit, që e vendos para dy klubeve spanjolle.
Para disa javëve, u njoftua se marrëveshja ishte pranë dhe duhej vetëm nënshkrimi, që do ndodh në ditët në vijim.
Me marrëveshjen e re, Inter do ta ‘blindojë’ deri në vitin 2025 dhe argjentinasi do fitojë rritje në pagë, prej 4 milionë euro për sezon.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey