LDK i propozon Vjosa Osmanit që t’i shpallë zgjedhjet lokale në këtë datë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar si takim konsultativ takimin e sotëm të tij me presidenten Vjosa Osmani.

Në këtë takim në të cilin është diskutuar për shpalljen e zgjedhjeve lokale, kreu i LDK-së ka thënë se i kanë propozuar presidentes që ta shpallë 31 tetorin si datë kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet lokale.

“Tetori është muaji i zgjedhjeve. Jemi gati si LDK në çdo datë të mundshme për t’u futur në garë zgjedhore. Por, është rekomandim i yni që 31 tetori të jetë datë e zgjedhjeve, por çdo datë tjetër është e pranueshme. Ne propozuam që këtë datë ta shpallë datë të zgjedhjeve lokale në Kosovë”, ka thënë për media pas takimit.

Ai ka thënë se deri kur të mbahen zgjedhjet lokale, LDK do të bëjë reformat e duhura dhe do ta kthejnë besimin e qytetarëve tek partia të cilën ai e drejton.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey