Lecce dhe Cremonese rikthehen në Serie A

Ka përfunduar sezoni 2021/22 në Serie B italiane në futboll. Kësisoj tanimë dy skuadra kanë siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit italian Serie A për edicionin 2022/23.

Lecce e mbylli sezonin 2021/22 me fitore 1-0 ndaj Perdonones dhe përfundoi e para në tabelë me 71 pikë, derisa Cremonese e dyta me 69 pikë.

Për Leccen rikthimi në elitën e futbollit italian vije pas dy sezoneve të kaluara në Serie B, derisa Cremonese rikthehet në Serie A pas 26 viteve.

Në vendin e tretë e mbylli Pisa me 67 pikë sa ka edhe Monza në vendin e katërt, ku dy skuadrat shkojnë direkt në gjysmëfinale të ‘Play-Off’-it për inkudrim në Serie A.

Në Play Off do të luajnë edhe Brescia, Ascoli, Benevento dhe Perugia, ku dy fituesit e këtyre dueleve do të përballen me Monzën e Pisën. /Telegrafi/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey