Ledjana komenton qendrimin e Antonelës në BBV

Antonela Berisha është një nga konkurrentet e BBV më të diskutuara jashtë shtëpisë, ndoshta për shkak se nuk ka kaluar shumë kohë që kur e kemi parë në emisionin “Për’Puthen”.

Sigurisht ajo për çfarë mbahet mend më shumë Antonela është ‘lufta’ me Ledjanën për Mevlanin, i cili në fund zgjodhi Ledjanën.

Por, a po vazhdon akoma kjo ‘armiqësi’?! Mesa duket po.

Ledjana ka komentuar në Instagram “dihet”, kur është pyetur se kë do donte të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Të gjithë kanë aluduar se, sigurisht, e ka për Antonelën.

Ledjana e ka akuzuar Antonelën si dikush që ndërhynte në çift dhe se deri në momentin e fundit i ka kërkuar Mevlanit “të dilnin çift bashkë”.

Ledjana rrëfeu se ajo dhe Mevlani do të deklaroheshin që në takimin e 4, ku kanë dhënë puthjen e parë, por Antonela e mori vesh dhe krijoi një situatë dramatike në emision duke bërë që deklarata e tyre të shtyhej për shumë më vonë. Gjithashtu ajo ka treguar që ata dy nuk e ndërprenë komunikimin mes tyre.

Në emisionin “Goca dhe Gra” Ledjana tregoi se i ka bllok të dy.

Nga ana tjetër, Antonela e ka akuzuar Ledjanën për “fallcitet”.

Kujtojmë se tashmë asnjëri prej të treve nuk flet me njëri-tjetrin.

Dy muaj pas shkëputjes me sherr nga Ledjana, Mevlani i “Përputhen” nis histori të re me shkaktaren e ndarjes.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey