Ledri, Kida dhe Butrint Imeri më 3 korrik lansojnë këngën e re

Tre artistët shqiptarë, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me fansat në llogaritë e tyre zyrtare.

Derisa kanë ndarë një pjesë të videoklipit të ri, të njëjtit tregojnë se kënga publikohet më 3 korrik.

“Dale/ 3 korrik, 00:00”, ka shkruar Vula në postim e shpërndarë me mbi një milion ndjekësit në Instagram.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet, fansat e të cilëve mezi po presin.

Duket se projekti i tre këngëtareve do jetë një hit veror, marrë parasysh sukseset e shumta që kanë arritur deri më tani.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey