Lehtësohen masat, nesër hiqen maskat, nisin dasmat (VIDEO)

Edhe Shtabi i Krizës i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, për të lehtësuar masat për mbrojtje nga COVID-19. Ndërsa fjalën e fundit do e thotë Qeveria, në seancën e caktuar për të martën.

Ndërsa masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 1 qershori janë:

– Hiqet mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura. Ndërsa mbetet detyrimi për mbajtje të maskës në transport publik dhe ambiente të mbyllura.

– Lejohet prania e publikut në ngjarjet sportive në ambiente të hapura, por vetëm në 30% të kapacitetit të objektit, me detyrim për respektim të distancës fizike.

– Hiqet masa për ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në ambiente publike.

– Lejohet organizimi i dasmave, festave në ambiente të hapura, me prani të maksimum 100 personave, por jo më shumë se 50 përqind nga kapaciteti i hapësirës dhe gjashtë persona në një tavolinë, duke respektuar distancën fizike.

– Rritet numri i klientëve në objektet hotelerike nga katër në gjashtë personave në një tavolinë.

– Rekomandohet heqja e masës për punë me ndërrime dhe nga largësia.

Kurse pra policore mbetet në fuqi deri më 15.06.2021.

Nga Qeveria thonë se ky lehtësim i masave vjen si rezultat i uljes së numrit të infektimeve me COVID-19 në Maqedoni.

Ndërkaq, gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme, Komisioni për Sëmundje Infektive në bashkëpunim me organizatorët e ngjarjeve do të punojë në precizimin e protokolleve për mbajtje të ngjarjeve dhe koncerteve në ambient të jashtëm, sipas protokolleve të dakorduara.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey