Leipzig “shemb murin” në Berlin, Gjasula humb 11-metërsh

Sharing is caring!


Leipzigu ka marrë fitoren e dytë radhazi 2-4 në transfertën berlineze ndaj Herthës, teksa me këtë 3-pikësh është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Monchengladbach kryesues.

Në sfidën që filloi me një ceremoni në kujtim të 30-vjetorit të shembjes së murit të Berlinit, vendasit kaluan në avantazh me anë të Mittelstadt, por Werner deh Sabitzer përmbysën rezultatin që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë shënuan sërish miqtë e Leipzig me Kampl dhe Werner, ndërsa Selke gjeti golin e dytë për Herthën, duke bërë që sfida të mbyllej me rezultatin 2-4 për miqtë.

Paderborni humbi sërish, këtë herë me rezultatin minimal 0-1 në shtëpi ndaj Augsburgut. Mesfushori shqiptar Klaus Gjasula ishte titullar dhe humbi edhe një 11-metërsh në pjesën e parë të takimit.

Vetëm barazim 3-3 në sfidën e “Gelsenkirchen” mes Schalke 04 dhe Dusseldorf, ku vendasit kaluan tre herë në avantazh, por nuk arritën të marrin tre pikët, ndërsa Union Berlin triumfoi 2-3 në transfertën ndaj Mainzit.

Sharing is caring!

Loading...
shares