“Lëkundja e fronit” të Ragnick

Rezultatet e dobëta të Manchester United duket se po iu “faturohen” trajnerit të kësaj skuadre, Ralf Ragnick.

Gjermani, që mori drejtimin e “Djajve të Kuq” në janar, nuk e ka aspak të sigurt postin e tij.

Zbehja e gjasave që 20 herë kampionët anglezë të përfundojnë në top 4 ka shtyrë bordin që të fillojë negociatat me trajnerë të tjerë.

Të paktën këtë e konfirmon edhe vetë Ragnick i cili thotë se nuk e di si u kanë shkuar bisedimet e bordit me homologët e tij.

“E di se bordi po bisedon edhe me trajnerë të tjerë së fundi, por nuk e di se cila ka qenë përvoja e tyre në këto takime”, u shpreh ai, shkruan Fabrizio Romano.

Si më të përfolurit për ta zëvendësuar Ragnick janë Mauricio Pochettino dhe Erik ten Haag.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey