Lëndim i frikshëm në shpatull për Ziyech, të cilit iu dha oksigjen në fushë

Hakim Ziyech është detyruar ta lëshojë fushën në fund të pjesës së parë të takimit të Superkupës së UEFA-s ndërmjet Chelseat dhe Villarrealit.

Mesfushori maroken i kaloi Blutë në epërsi në minutën e 27 pas një harkimi të Kai Havertz.

Mirëpo, më vonë derisa po mbyllej pjesa e parë, në përpjekje që të mbronte një goditje nga këndi, ai pësoi një dislokim të shpatullës dhe u desh ta lëshonte fushën.Në një çast pati frikë, pasi derisa po i jepej ndihma mjekësore, futbollistit i është dhënë edhe oksigjen. Sidoqoftë, më pas është ngritur për t’u larguar.

Në vend të tij u inkuadrua Christian Pulisic në minutën e 43-të, ndërsa marokeni më pas u pa duke e shikuar lojën nga banka rezervë me krah të lidhur.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey