Letra e Kurtit për Thaçin, ja ҫfarë thotë Abazi

Sharing is caring!

E diela ditë pushimi edhe në këtë komunë të Kosovës

Abazi ka folur për letrën e Kurtit dërguar Thaҫit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka ftuar për unitet institucional në raport me dialogun dhe përballjen me Serbinë.

Abazi thotë se nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë në Munih është proces që ka filluar në qeverinë e kaluar dhe negociatat janë zhvilluar nga njerëzit e autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj.

Duke folur për letrën që kryeministri Albin Kurti i ka drejtuar presidentit Hashim Thaçi për takim me qëllim unifikimin e politikës së jashtme, Abazi ka thënë në Rtv Dukagjini se ka kaluar koha kur janë mbajtur qëndrime të ndryshme për politikën e jashtme.

“Ne të gjithë bashkë jemi përgjegjës për kompetencat që na takojnë…Mund të kemi dallime nga brenda, por për procese delikate të jashtme koordinimi duhet të ekzistojë mes institucioneve”, ka thënë Abazi.

Zëvendëskryeministri ka thënë se Qeveria Kurti do ta marrë përgjegjësinë edhe për dialogun duke evituar diskrepancat që ishin në qeverinë e kaluar.

“Harmonizimi duhet të jetë i përbashkët nëse Kosova duhet të jetë shtet serioz. Nuk i shkon për shtati Kosovës që të ketë zëra të ndryshëm në politikën e jashtme”, tha mes tjerash Haki Abazi.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey