Letra e shqiptares së re, të cilën duhet ta lexoj secili në Maqedoni

Por unë njoх maqedonas që nuk kanë parë shqiptarë me sy, Shqiptarët i kanë parë në lajme, unë njo shqiptarë të përvujatur, të nëncmuar nga maqedonasit, të cilët ashtu kanë qenë të edukuar, ti urrejnë shqiptarët, ti shkelin, edhe sot e kësaj dite ka të tillë dhe jemi dëshmitarë për këtë. Por, gjyshi im më thoshte në cdo luledielli ka fara të prishura, por edhe të mira.

Quhem Zehra, vajza e Feridit dhe Zelihës, shqiptare me kombësi dhe krenare për prejardhjen time. Unë jam nga ata fëmijët që e dijnë se cfarë është bashkëjetesa, ashtu jam rritur unë, fëmijërinë time po të mundesha do t’ia jepja secilit ta shijoj.
Këto janë fjalët të cilat në profilin e saj në fajsbuk i ka shkruajtur vajza e re Zehra Zairi, Shqiptare, e lindur në Maqedoni ku jeton në Shkup, në lagjen Aerodrom.

Shokët e saj, shqiptarë dhe maqedonas e kanë shpërndarë këtë status, i cili sipas tyre duhet të jet shembull për të përbashkëtën në Maqedoni, në të cilën duhet të kontribuoj secili , pa dallim përkatësie fetare apo etnike.
Në vazhdim Zehra shkruan:

Gjyshim im ishte komunist dhe dihet se motoja e komunizimit ishte bashkim-vëllazërimi, dhe ashtu më mësuan, dhe kështu jetojmë me familjen time në rrugën “Xhon Kenedi”. Nëna ime ka jetuar në lagjen u muhaxhirëve (pë rata që nuk e dijnë gjendet tek stacioni i ri i trenave), ndërsa Babai im është rritur në lagjen Pajko (tani aty janë Opera dhe Baleti i Maqedonisë).
Babaim im ishte hendbollist në ish-Jugosllavi, shoqërohej me serb, maqedonas, rom, turq. Shokët e tij më të mirë ishin xhaxhi Dragan, tek i cili ishte kumarë në dasëm , xhaxhi Dragi dhe Kiki.
Unë jam rritur me fëmijët e tyre, Nino, Gjoko, Filip, Ana, Maja dhe me vëllain e saj të vogël. Së bashku kemi festuar ditëlindjet, festat e tyre, Bajramin. Ishte shumë mirë.

Kur vdiq babai im, në mëngjez të gjithë shokët e tij i pash me sy të skuqur edhe sot e kësaj dite e dij se qajnë për të. Për ata nuk ishte me rëndësi a është shqiptarë, vuanin sepse e humbën shokun e tyre, sepse Zehra dhe Dritoni mbetën pa baba.

Unë, sic thash, kam jetuar në Cair, në rrugën Xhon Kenedi. Edhe sot e kësaj dite i mbajë mend lojërat fëmijërore me shoqet e mia, edhe sot i mbajë mend fqinjët, të gjithë para banesës në kohë vere sepse në shtëpi ishte shumë nxehtë, kurse para banesës kishim hije.
Banesa kishte tri hyrje, ende i mbaj mend të gjitha, secili se ku jetonte, Shqiptarë, Maqedonas, Serb, Turq, Rom, Malazezë, të gjithë respektoheshim, syrin e nxirrnim njëri për tjetrin.
Gjyshja Lubica vinte për caj rusi së bashku me Miberën, rrinin me gjyshin dhe gjyshen time, bisesa deri vonë. Xhaxhi Qani kishte qenë më parë policë dhe të gjithë ia kishim frikën, rrinim urtë. Xhaxhi Dragan ishte shumë i gjatë dhe të gjithë e donim.
Gjyshi Ape ruante pëllumba dhe e adhuronim derisa sa e shikonim duke i ushqyer. Gjyshen Cuka e kam dashur sikur gjyshen time, mbesa e saj Ana ishte shoqja ime më e mirë.

Shumë gjenerata në një ndërtesë, e imja ishte, vlerësoj, e fundit e rritur në paqe dhe rehati. Shoqet e mia, të cilat edhe sot i dua sikur atëherë ishin Ana, Sevim, Tamara, Ivana, Ajnur, Sanja, Bube, Zot, sa kohë të mira ishin. Luanin lojra të shumta para ndërtesës.

Para ordinancës së tezës Zore bisedonim për simpatitë e para, biseda për djem dhe i shikonim meshkujt se si luanin basket. E di se shoqet e mija, sikur edhe unë, akoma janë të njëjta, e dij se ato duan bashkëjetësë, e di se i mësojnë fëmijët e tyre se të gjithë jemi të njëjtë.

Kjo është fëmijëria ime, kam shumë për të shkruar, kujtime të bukura, por të dashur të mij, unë kasha një fat të till dhe asnjëherë askush nuk mundet të më detyroj të urrej, sepse fëmijët e Ilinës më janë më të dashurit, sepse Kate më është e dashur, sepse Aleksandri dhe Nikolce janë vëllezërit e mij, sepse Sevtinë e dua. Sepse unë nuk kam një jetë të mjerë, mua askush nuk më ka quajtur “Shiptarko”.

Por unë njoх maqedonas që nuk kanë parë shqiptarë me sy, Shqiptarët i kanë parë në lajme, unë njo shqiptarë të përvujatur, të nëncmuar nga maqedonasit, të cilët ashtu kanë qenë të edukuar, ti urrejnë shqiptarët, ti shkelin, edhe sot e kësaj dite ka të tillë dhe jemi dëshmitarë për këtë. Por, gjyshi im më thoshte në cdo luledielli ka fara të prishura, por edhe të mira.

Kështu është edhe me njerëzit. Ka maqedonas të mirë, shqiptarë të mirë, por ka edhe të këqinj. Jetojmë në shekullin 21, të gjithë jemi të njëjtë, njerëz të krijuar nga Zoti, është koha që të bashkohemi dhe të tregojmë se dijmë dhe mundemi të krijomë sërish unitet.
Burimi: Labavo.net

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey