Letra e Thaçit drejtuar Ramës: “Ai s’din me shkru ashtu”

Edi Rama ka fituar zgjedhjet në Shqipëri

Analisti Rron Gjinovci ka komentuar letrën që ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka dërguar sonte kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Gjinovci është treguar dyshues për përmbajtjen e letrës, duke thënë se ish-presidenti nuk e ka aftësinë të shkruaj në atë formë.

“Të gjithë e dimë që Thaçi s’din me shkru ashtu. Hajt mos u boni patetik tu pretendu që s’pe dini”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Ndryshe, ma herët Edi Rama, fitues i trefishtë i zgjedhjeve në Shqipëri dhe kryeministër aktual atje, publikoi letrën që ka marrë nga ish-presidenti Thaçi, letër kjo e shkruar nga Haga ku ai po qëndron në paraburgim si i akuzuar për krime lufte.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey