Levica e Apasievit e përkrah shtyrjen e regjistrimit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në ora 13 ka caktuar seancën plenare në të cilën do të diskutohet për shtyrjen e regjistrimit. Përveç regjistrimit, pikë e propozuar është edhe ndryshimi i Kodit zgjedhor.
Seanca nuk u mbajt gjatë ditës së djeshme për shkak të kundërshtimit nga koalicioni Aleanca-Alternativa, koalicion që kundërshton edhe më tutje shtyrjen e regjistrimit.
Të gjitha partitë tjera politike, duke përfshi edhe Levicën e Dimitar Apasievvit, përkrahin marrëveshjen mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, për shtyrje të regjistrimit dhe realizimin e tij nga 5 deri më 30 shtator.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey