Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron protesta para Qeverisë dhe Kuvendit

Zvarritja e procedurave për mos miratimin e ligjit për lojërat e fatit ka nxitur lëvizjen Antibixhoz që në fund të muajit të protestojë para Qeverisë dhe Kuvendit, përcjell Alsat.

Drejtuesit e kësaj lëvizje paralajmëruan se do t’i publikojnë edhe emrat e politikanëve të përfshirë në këtë biznes, e që sipas tyre, janë pengesa kryesore për mos miratimin e ligjit të ri.

“Ne jemi duke përgatitur për të gjithë bosat t’i quaj kështu, duke u nisur nga politika e deri tek njeriu më i vogël që është i përshirë tek lojërat e fatit. Ne do i shpalosim me emër e mbiemër. Po ashtu, jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për protestën që planifikojmë ta mbajmë para Qeverisë dhe parlamentit. Ka dhe është e vërtetë se ka edhe politikanë të përfshirë dhe njerëz të politikës së lartë të Qeverisë, por gjithë këto emra do i bëjmë publik”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Anti Bixhoz.

Ndryshimet që pësoi propozim ligji nuk i plotësoi kërkesat e tyre, thonë nga kjo lëvizje. Ata kërkojnë që kazinotë të largohe..

Zvarritja e procedurave për mos miratimin e ligjit për lojërat e fatit ka nxitur lëvizjen Antibixhoz që në fund të muajit të protestojë para Qeverisë dhe Kuvendit, përcjell Alsat.

Drejtuesit e kësaj lëvizje paralajmëruan se do t’i publikojnë edhe emrat e politikanëve të përfshirë në këtë biznes, e që sipas tyre, janë pengesa kryesore për mos miratimin e ligjit të ri.

“Ne jemi duke përgatitur për të gjithë bosat t’i quaj kështu, duke u nisur nga politika e deri tek njeriu më i vogël që është i përshirë tek lojërat e fatit. Ne do i shpalosim me emër e mbiemër. Po ashtu, jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për protestën që planifikojmë ta mbajmë para Qeverisë dhe parlamentit. Ka dhe është e vërtetë se ka edhe politikanë të përfshirë dhe njerëz të politikës së lartë të Qeverisë, por gjithë këto emra do i bëjmë publik”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Anti Bixhoz.

Ndryshimet që pësoi propozim ligji nuk i plotësoi kërkesat e tyre, thonë nga kjo lëvizje. Ata kërkojnë që kazinotë të largohen 1.5 kilometra larg qyteteve apo të mbyllen tërësisht, ndërsa ligji i ri parasheh që të njëjtat të largohen 500 metra largësi në vijë ajrore nga objektet shkollore dhe fetare. Nga Lëvizja Anti Bixhoz kërkojnë që ky ligj të dërgohet në Kuvend. Për zvarritje akuzojnë Qeverinë dhe Ministrinë e Financave./Alsat

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey