Lëvizja BESA: Gjyqësori ka humbur kredibilitetin

Ka reaguar edhe Lëvizja BESA sa i përket vendimit rreth rastit “Monstra”.

Reagimi i plotë:

Për fat të keq gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim është gjenerator kryesor i pakënaqësive.

Duke kuptuar ndjeshmërinë e rastit në fjalë dhe publicitetin gjatë këtyre viteve si dhe gjitha indikacionet se kemi të bëjmë me një rast të montuar dëshmon nevojën e menjëherëshme për reforma në gjyqësor dhe ndërtimin e një sistemi kredibil.

Urojmë që instancat më të larta gjyqësore të sjellin vendime më të drejta dhe mos të lejohet që në burg të vuajnë njerëz të pafajshëm ndërsa kriminelët e vërtetë të shëtiten të lirë. INA

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey