Lëvizja BESA mobilizohet për Tetovën: Ndryshimi veçmë po ndjehet

Sonte në një atmosferë fituese u mbajt kuvendi i degës së Tetovës së Lëvizjes BESA. Mes pikave të rendit ditës ishte edhe zgjedhja e shefit shtabit, ku për shef shtabi anëtarët e kuvendit me vota unanime zgjodhën Sedat Sulejmanin.

Kuvendin e degës me praninë e tij e nderoi edhe kryetari i Lëvizjes BESA z.Bilall Kasami, ku të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti. Në këtë Kuvend siç thuhet u diskutua për prioritetet që duhet të jenë për Tetovën dhe puna e pandalshme për të realizuar çdo synim dhe premtim. Sipas të pranishmëve, tetovarët veçmë po ndjejnë ndryshimin me pushtetin e ri dhe se në adresë të tyre kanë mbërritur shumë mirënjohje dhe vlerësime.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey