Lëvizja Besa: Qytetarët s’kanë para as për një thes miell! BDI të tregoj ku i merr paratë e koncertit!

Nga Lëvizja Besa përmes një reagimi kërkojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim që të tregojnë se nga i kanë siguruar mjetet financiare për koncertin e paralajmëruar për shënimin e 20-vjetorit të formimit të partisë. Nga ky subjekt politik kërkojnë që mjetet financiare t’i destinojë në zbutjen e krizës ekonomike.

Partia shqiptare e cila do të festoj 20 vjetorin e themelimit me një mega koncert me këngëtarë të estradës shqiptare, do t’i kushtoj me mijëra euro. Obligimi i tyre si subjekt politik është të tregojnë se me çfarë parash do t’i paguajnë këngëtarët në këtë krizë globale me çmime statosferike. BDI të bëj transparente të gjitha detajet për këtë mega koncert mijëra eurosh. Ky subjekt politik në vend që parat e tyre t’i destinojë në zbutjen e krizës së qytetarëve, ata po i shfrytëzojnë për aheng, duke e ditur se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë para as për një thes miell.TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey