Lëvizja “Ilirida” me tribunë në Gostivar/ Federalizimi zgjidhje për Maqedoninë

Në tribunën e organizuar në Gostivar me temë “Unitarizmi dhe federalizimi i Maqedonisë”, Lëvizja “Ilirida” ka shpalosur para qytetarëve dhe mërgimtarëve gostivaras, idenë e federalizimit të Maqedonisë. Në tribunën në të cilën kanë marrë pjesë profesorë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, profesor Zeqir Kadriu nga Lëvizja “Ilirida”, ka thënë se është koha e fundit që të bëhen përpjekje për ndryshimin e statusit të shqiptarëve në RMV dhe të ketë qeverisje autonome të shqiptarëve.

Sipas Kadriut, partitë politike shqiptare në tentimet për të qenë më afër pushtetit, nuk kanë arritur ti përmbushin kërkesat e shqiptarëve, andaj shqiptarëve u është sosur durimi dhe ata po kërkojnë alternativa të tjera demokratike, praktika botërore, siç është parlamenti dy dhomësh.

Përveç Tetovës dhe Gostivarit tribuna të ngjashme informative drejtuesit e Lëvizjes “Ilirida” planifikojnë të organizojnë në të gjitha qytetet shqiptare të Maqedonisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey