Lëvizja Ilirida shpalos kërkesat për avansimin e çështjes shqiptare

Ahmed Mora, Nënkryetar i Lëvizjes Ilirida

OBLIGIMI I LËVIZJES ILIRIDA:

Thënja e Mit’hat Frashërit është mbarsi e përhershme e cila thotë: “NË ROBRI PUNA E JONË ËSHTË LUFTA.
NË LIRI LUFTA E JONË ËSHTË PUNA” e cila në mënyrë dinjitoze do të pranohet dhe nga Lëvizja e jonë.

Lëvizja ILIRIDA e ka obligim që në këtë liri të kushtëzuar të konsolidon çështjet dhe qëndrimet e L.Ilirida e cila do të regjistrohet.

Lëvizja Ilirida do të jetë me program nacional që lind si nevojë e dështimeve të partive shqiptare deri më tani.
Me të vetmin obligim e qëndrim të bën bashkimin e idealit kombëtar duke u shtri dorën e bashkëpunimit me të gjitha partitë shqiptare: pozitë e opozitë dhe me çdo individi të papërcaktuar por dashamirës i kombit të harmonizohen e të mobilizohen me të gjitha energjitë e vlerave intelektuale për një t’ardhëme ma të mirë.

KJO THIRRJE E SHTRIRJE DORE, NUK ËSHTË GJEST DOBËSIE POR VIRTYT I GUXIMIT DASHAMIRËS PËR REALIZIM…

PIKAT PROGRAMORE TË ILIRIDËS:

🔹1.FEDERALIZIMI, e drejtë apsolute të jemi SHTETFORMUES E SOVRAN në Maqedoninë e Veriut.
🔸2.GJUHA SHQIPE, të jetë gjuhë zyrtare në të gjitha instancat dhe në të gjithë teritorin e M.së Veriut me të drejtë të plotë për përdorim dhe gjatë KOMUNIKIMEVE NDËRKOMBËTARE.
🔹3.SIMBOLET: FLAMURI, HIMNA, STEMA dhe të gjitha AMBLEMET që përdoren në M.e Veriut të jenë në dy gjuhësi dhe të përmbajnë në vehte dhe SIMBOLET E VLERAVE HISTORIKE të kombit tonë.
🔸4.BUXHETI i shtetit të ndahet në mënyrë linare.

Pra, ky shtet duhet të përbëhet prej DY SHTYLLAVE SHTETFORMIMI të cilat bashkërisht do të jenë bartës të sovranitetit shtetërorë, kuptohet nëse dëshiron t’egzistoj !

Ne të L.Ilirida shpresojmë se dora e jonë e zjatur për bashkëpunim në proektin madhorë shqiptar, do të gjejn mirëkuptim e bashkëpunim të të gjitha ata që janë dashamirës e bashkatdhetar të kombit tonë …

Kështu do të luftojmë e do ta plotsojmë obligimin tonë ndaj popullit që na dhanë votëbesimin duke i mbrojtë interesat jetike të popullit për një mirëqenje ma të mirë jetsore e për një komb që do të drejtohet nga njerëz të pakompromituar.

U jam mirënjohës për mirëkuptimin reciprok.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey