Ligjërata e sotme e xhumasë, mbështetje për punën e Avdullah Hasanit

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë me dije se sot (e premte) në të gjitha xhamitë e Kosovës, në hytbenë e xhumasë, do të jepet mesazh i njësuar kundër përdorimit të narkotikëve dhe në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës së Qeverisë të themeluar për këtë qëllim.

“Të enjten e kaluar, më 18. 07. 2019, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava është takuar me shefin e Task-Forcës kundër përdorimit të narkotikëve dhe për sigurinë në shkolla, z. Avdullah Hasanin. Nga takimi me z. Hasanin, Myftiu Tërnava ka marrë vendimin që hytbeja e kësaj të premteje (e ditës së nesërme) të jetë e njësuar në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës kundër përdorimit të narkotikëve”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

Sipas këtij njoftimi, myftiu Tërnava ka vlerësuar si shumë të qëlluara dhe ka përgëzuar Qeverinë për vendimet e saj për të themeluar Task-Forcë dhe për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve në shkolla dhe përgjithësisht nga të rinjtë dhe ka shprehur gatishmërinë që Bashkësia Islame t’i ofrojë Task-Forcës në gjithë veprimtarinë e saj asistencën e kërkuar fetare.

Haradinaj mbledh qeverinë, ka një këshillë për ata që mendojnë se s’duhet ta bëjë
Haradinaj mbledh qeverinë, ka një këshillë për ata që mendojnë se s’duhet ta bëjë

The post Ligjërata e sotme e xhumasë, mbështetje për punën e Avdullah Hasanit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 26, 2019 10:08 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147180
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit