Ligji për shtetësinë, VMRO-ja tenton të zvarrisë nisjen e seancës në Kuvend

VMRO – DPMNE ka bërë spektakël me procedurale në Kuvend, para se të fillojë seanca e komisionit për Mbrojtje dhe Siguri ku është Propozim Ligji për Shtetësinë. Për të zvarritur fillimin e seancës, disa nga deputetët e VMRO-së kërkuan fjalime procedurale me arsyetimin e njëjtë, për të kërkuar debat publik për këtë propozim ligj, shkruan Alsat.

I pari që kërkoi fjalim procedural ishte deputeti Antonio Millishovski. Ai tha se për shkak që ligji është me rëndësi të posaçme dhe nuk janë përfshirë të gjithë pjesët e shoqërisë në formulimin e Ligji, që sipas tij duhet të përpilohet në mënyrë sa më të saktë.

“Në pajtueshmëri me nenin 145 për propozim ligj me interes më të gjërë. Komisioni për mbrojtje dhe siguri të organizojë debat publik me më shumë përfaqësues të institucioneve dhe OJQ-ve e cila do të mundësonte të kemi teskt më tl përsosur për shtetësi. Propozim Ligji për shtetësi ndodhet në lexim të dytë, pas marrëveshjes së pushtetit me opozitën shqiptare. VMRO DPMNE kishte dorëzuar 548 amendamente për propozim Ligjin për shtetësi, të cilat i ka tërhequr”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetlë, Skënder Rexhepi nga ASH-AAA deklaroi se Ligji për shtetësi nuk duhet të politizohet. Ai tha se vetë ASH-AAA e ka dorësuar propozim ligjin me procedurë të shkurtër dhe jo pushteti, duke ditur peshën e ligjit.

“Pritni dëgjoni amendamentet dhe do të bisedojmë për atë që pajtohemi Tu japim përparësi interesave të hallexhinjve dhe të tejkalojmë interesat partiake. Kur do ti dëgjoni amendamentet, atëherë besoj se të gjithë do të dakordoheni për përmbajtjen e tyre”, tha Skënder Rexhepi, ASH-AAA.

Edhe deputeti i BDI-së Arbër Ademi tha se ky propozim ligj nuk duhet të politizohet dhe duhet mbështetet.

“Lidhur me këtë çështje njoftoj se do të mbështesim këtë çështje dhe kërkoj nga kryetari i Komisionit që të fokusohemi tek amendamentet dhe diskutimi për propozim ligjin”, tha Arbër Ademi, BDI.

Pas marrëveshjes së arritur mes deputetëve të shumicës dhe opozitës shqiptare, për propozim ligjin për shtetësi janë dorësuar 10 amendamente të cilat duhet të kalojnë në komision./Alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey