Lija e majmunëve/ Nuk ka arsye të një pandemie të dytë

Prof. Dr. med. Dr. fil. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë

Pas një simulimi globalistik pandemik te G7 Elitëve, para disa ditësh në Berlin, ministrat e shëndetësis së vendeve të zhvilluara, ushtronin dhe simulonin në rast të një pandemie me lijen e Leopardit. Kurse paralel në këtë kohë, ishtë shfaqur lija e majmunëve në Afrikë. Mundësia e pandemis së lijes së majmunëve, është diskutuar në Mars 2021.

Si është situata aktuale në Europë?

Në javën e dytë të majit fillimisht në Britaninë e Madhe u regjistruan mbi gjashtë raste, të cilat bënë që autoritetet shëndetësore të diskutojn sërish proceduren e një infeksioni të radhës. Por tashmë është e qartë se infeksione me virusin e lisë së majmunit ka edhe në vende të tjera evropiane. Persona të prekur janë raportuar në Spanjë, Portugali, Francë, Itali, Israel, Zvicër si dhe në Amerikën e Veriut dhe Australi. Dhe që sot edhe dy raste tjera pas asajë në Bavari edhe në Berlin të Gjermanis.Kompetenca mjekësore tani po përpiqet të identifikojnë zinxhirët e infeksionit dhe të të gjitha lidhshmëritë me përhapjen, (tanimë të ndryshuar nga ajo natyrale), simptomat, klinikën dhe trajtimin e saj. Kurse për viktimat e mundëshme, duhet diskutuar.

Nga kjo Situatë, stafi mjekësor duhet të sensibilizohet në mënyrë që ata të njohin një infeksion me linë e majmunit si të tillë. Njerëzit me skuqje të pazakontë të lëkurës dhe simptome të ngjajshme, duhet të ekzaminohen. Edhe Instituti Robert Koch ka publikuar një deklaratë zyrtare me një vlerësim fillestar të rasteve nga Britania e Madhe. Është e njohur se nuk është hera e parë që rastet e lisë së majmunëve shfaqen në Evropë apo në SHBA. Të dokumentuar kemi gjithashtu një rast në Izrael në vitin 2018. Sidoqoftë, të gjitha këto infeksione mund të lidhen me udhëtimin ose kontaktin me kafshët e importuara nga Afrika Perëndimore ose Qendrore. Virusi i lisë së majmunëve është pjesërisht endemik në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, dhe ka pasur shpërthime të përsëritura në të kaluarën. Shpërndarja e saktë e shpërthimit aktual të lisë së majmunëve në Evropë është ende e paqartë.

Prandaj nga të gjitha të dhënat shkencore, situata aktuale nuk është arsye për panik publike. Përhapja aktuale është shumë e pazakontë, por nga vlerësimi im, nuk do të shkaktojë një epidemi mbarëkombëtare, siç ishte rasti me Covid.Bota dhe populli do të konfrontohen me lijen e majmunëve sepse edhe ky infeksion, është një shpërthim serioz i një sëmundjeje të rëndë dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të veproni në përputhje me rrethanat tani../Indeksonline

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey