Limani: Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi do të humbin në zgjedhje

Kandidati i pavarur për Komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, ka bërë parashikimin e tij për zgjedhjet e 17 tetorit në disa komuna. Sipas tij, BDI-ja do të humb zgjedhjet në dy komunat e mëdha me shumicë shqiptare, në Tetovë dhe Gostivar, për shkak të kandidatëve me të cilët garon.

“Visari e ka mandatin e dytë. Teuta Arifi do t’i humb zgjedhjet sipas meje sepse të rinjtë nuk durojnë 10 mandate. Nëse një i ri i ka patur 20 vite në vitin 2002 sot ka 40 vite. Nevzat Bejta i ka humbur dy mandate në Gostivar, duhet t’i lëshojë vendin një njeriu të ri sepse do të humb, sipas meje. Në Strugë Merko do të fitojë nëse bën pak me palën maqedonase”, u shpreh Fatmir Limani në emisionin Click Plus në TV21.

Më tej, ai u shpreh i bindur se do të fitojë garën në Kërçovë që në raundin e parë.

“Unë jam i bindur se do të fitojë në raundin e parë pasi tubimet që i kam zhvilluar në Perendim dëshmojnë një gjë të tillë. Të gjithë ata mërgimtarë që dikur vinin këtu për të përkrahur Deharin sot do të më përkrahin mua. Elementi turk në masën 90% janë përkrahës të mi. Tek romët kemi arritur 60%” u shpreh Fatmir Limani.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey