Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo: Çfarë thotë matematika?

Ekspert dhe studiues anglez e kanë studiuar këtë pyetje

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo është një pyetje e përhershme në futbollin anglez dhe tani një akademik në Angli e ka kthyer këtë në një problem matematikor në përpjekje për ta zgjidhur atë.

Dr Tom Crawford nga Universiteti i Oksfordit ka përpiluar një model te të dhënave duke bërë krahasimin e 10 futbollistëve më të mirë te të gjitha kohërave sipas kritereve të caktuara – dhe i ka ranguar ata duke përdorur statistika.

Crawford është pyetur nga LiveScore, tek të cilët Cristiano Ronaldo është ambasador global, për ta krijuar indeksin G.O.A.T dhe matematikani e fillojë detyrën me entuziazëm.

Për të përfshirë në listën fillestare të top-10, lojtarët është dashur të kenë nota të larta në shtatë kategori: trofe klubi, trofe me Kombëtare, gola me klubin, gola me Kombëtare, Topa të Artë (minimumi dy janë kërkuar, statistika, sezonet me Z-faktor (sezone matematikisht të mahnitshme).

Në një model kompleks, pikët janë dhënë për secilën kategori që bazohet në faktor të shumëfishtë, duke marrë në llogari vështirësinë për të arritur në rezultate dhe duke i shpërblyer këta lojtarë për sukseset që kanë pasur nëpër liga të ndryshme.

Statistikat Messi vs Ronaldo

Pas shumë diskutimeve dhe llogarive, sistemi i Dr Craford ka dhënë një top 10 që jep një përgjigje për debatin Messi kundër Ronaldos.

Ishte sulmuesi portugez i cili e mori kreun, për shkak edhe të rekordit të tij të golave me Kombëtare dhe suksesit të tij në disa liga që ndihmuan atë që të jetë para numrit 30 të Paris Saint-Germain.

Nga 100 pikë e poshtë janë shpërblyer secili lojtarë kurse top 10 është si më poshtë:

Cristiano Ronaldo (100)

Lionel Messi (94)

Pele (85)

Ferenc Puskas (57)

Ronaldo Nazario (52)

Marco Van Basten (44)

Alfredo Di Stefano (37)

Michel Platini (33)

Diego Maradona (31)

Johan Cruyff (30)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey