Lionel Messi blen katin e nëntë të ndërtesës luksoze për 7.3 milionë dollarë (FOTO)

Lionel Messi ka bërë një blerje të madhe në Miami!

Është raportuar se futbollisti 33 vjeçar, një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, ka blerë gjithë katin e nëntë të një ndërtese luksoze në Sunny Isles Beach.

Real Deal raporton se ai pagoi 7.3 milionë dollarë për këtë hapësirë.

Messi patjetër që ka para për blerjen pasi ai u rendit sportisti i tretë më i paguar në botë në vitin 2020 me një pagë prej 104 milionë dollarësh.

Apartamenti është 5,515 metra katrorë me katër dhoma gjumi, katër banjo dhe një hapësirë tarracë shtesë prej 2,100 metra katrorë. Ndërtesa ka gjashtë pishina, një palestër dhe më shumë, transmeton Klan Kosova.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey