Lista e ekspertëve që do t’i ndihmojnë Kurtit për dialogun, aty është edhe Veton Surroi

Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi, do të jenë ekspertët e angazhuar në procesin e dialogut. Këtij ekipi pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur Grupi për Ballkan, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut.

Ky aktivitet përbën njërin nga komponentet programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane””, thuhet në postim.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey