Liverpool do t’i ofrojë Jotas kontratë të re

Skuadra e Liverpool do t’i bëjë një ofertë të re lojtarit portugez, Diogo Jota.

‘Telegraph’ shkruan se ‘Reds’ do t’i ofrojnë Diogo Jotas rinovim kontrate.

Lojtari ka qenë nga pikat kyçe në rotacionet e Jurgen Klopp sezonin e kaluar, duke marrë shumë minuta para Roberto Firminos.

Paraqitjet e mira kanë bindur drejtuesit në ‘Anfield’ për t’i bërë sulmuesit një ofertë të re.

Lojtari ka akoma tri vite kontratë të mbetur në marrëveshjen e re, por ‘Reds’ janë të vendosur të shpërblejnë startin e mirë të portugezit në skuadër.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey