Liverpool kontakton Bayernin për këtë super-lojtar

Liverpool kontakton Bayernin për Thiagon.

Liverpool ka kontaktuar Bayern Munichun për transferimin e Thiagos, raporton Bild.

Mesfushori është përfolur për një kalim në Reds në javët e fundit dhe duket se skuadra e Jurgen Klopp ka interes serioz për mesfushorin.

Thiago shihet si një përforcim kreativë në mesfushën e Liverpoolit, e cila për momentin përbëhet nga Jordan Henderson, Fabinho, Naby Keita, Georginio Ëijnaldum, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain.

Për një kalim të Thiagos në Liverpool është përfolur qysh në fillim të këtij afati kalimtar.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey