Liverpool për të ruajtur pathyeshmërinë, Barca kërkon suksesin e radhës

Sharing is caring!

E shtuna në Supersport do të sjellë sërish një kalendar të ngjeshur me shumë takime interesante, që vijnë nga liga të mëdha europiane si ajo angleze, spanjolle, franceze apo holandeze.

Kështu Premier League do të vijë me takimin mes Liverpool dhe Watford, që starton në orën 13:30 në “Anfield Road”. “The reds” duan rikthimin te titulli kampion që mungon prej rreth 30 vitesh dhe do të kërkojnë suksesin e radhës, për të forcuar edhe më shumë pozitat në krye të renditjes.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk e ka provuar ende shijen e humbjes në kampionat dhe ka arritur të marrë 46 nga 48 pikët e mundshme këtë sezon, duke “vrapuar” drejt titullit, ndërsa vetë tekniku gjerman rinovoi kontratën ditën e djeshme dhe do të kërkojë ta festojë me fitore.

Në orën 18:30, po nga kampionati anglez, do të vijë sfida mes Southamptonit dhe West Hamit, dy skuadra që ndonëse e nisën sezonin me pretendime për t’u renditur në gjysmën e parë të tabelës, aktualisht pozicionohen në zonën e ftohtë të renditjes.

Në kampionatin spanjoll, Barcelona do të kërkojë suksesin e radhës në transfertën e vështirë ndaj Real Sociedadit, për të shkuar në “El Classicon” e të mërkurës si kryesuese e kampionatit , ndërsa trajneri Valverde do të ketë në dispozicion thuajse të gjithë futbollistët, një pjesë të të cilëve i la pushim në mesjavë në Champions.

Në orën 18:00 do të vijë sfida mes Athletic Bilbaos dhe Eibarit, ndërsa në mbrëmje vëmendja do të jetë në “Wanda Metropolitana”, ku Atletico e Madridit do të tentojë rikthimin te fitorja, përballë një kundërshtari modest si Osasuna.

Edhe kampionati gjerman do të vijë me dy takime ditën e sotme, teksa në orën 15:30 Bayerni i Mynihut do të presë Werder Bremenin, në një sfidë ku fitorja është detyrim, për të mos u larguar edhe më shumë me kreun.

Skuadra e drejtuar përkohësisht nga Flick, vjen pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe pasi siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Championsit me paraqitje perfekte në të gjithë ndeshjet, do të kërkojë suksesin edhe në kampionat. Në orën 18:30, në Eurosport 2 do të transmetohet edhe takimi Dusseldorf-Leipzig.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey