Liverpuli likuidon Totenhemin e Murinjos dhe arrin fitoren e 20-të në 21 javë kampionat (VIDEO)

Liverpuli vazhdon të dhurojë spektakël në Premier Ligën angleze. Skuadra e Jurgen Klop, ka arritur të sigurojë fitoren e 20-të në 21 javë kampionat, teksa mposhti me rezultatin minimal 0-1, Totenhemin e Zhoze Murinjos.

Goli i Firminjos në minutën e 37-të, i siguroi triumfin e radhës të kuqve, të cilët e shohin veten në kuotën e 61 pikëve, me një diferencë +16 nga ndjekësit e Lestërit.

Skuadra e Jurgen Klopit është e pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit në Londër. Ata kanë arritur të marrin 6 fitore dhe 3 barazime. Fituesit e Championsit arritën ditën e sotme fitoren e katërt radhazi në kryeqytet dhe kjo ishte hera e parë pas vitit 1989.

Në sfidën e radhës Liverpuli do të presë Mançester Junajtid në shtëpi, ndërkohë që Totehnhemi do të jetë mysafir ndaj Uatfordit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey