Lladrovci i kundërpërgjigjet Lushtakut: S’ka i vogël e i madh, sa jam unë kryetar sundon ligji

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtaku i cili tha se Lladrovci është “i vogël për të”.

Pas kësaj Lladrovci tha se në komunën e Drenasit sa të jetë ai kryetar do të sundojë ligji e s’do të ketë as të vogël e as të madh, por do të jenë të barabartë para ligjit.

Tutej ai tha se fotografia e publikuar më parë që fliste për “strucët”, ishte dedikim pë rata që e mbajnë kokën në zall.

“Me qetësi e dashuri…në komunën e Drenasit, sa jam unë kryetar sundon ligji. S’ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit!P.S. Struci ishte dedikim për ata që mbajnë kryet në zall!”, tha Lladrovci.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey