Lladrovci në pritje të zhvillimeve në Kuvendin e PDK-së
Me rastin e mbajtjes së Kuvendit të PDK-së, të paralajmëruar të hënën, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “zhvillimet në Kuvendin e PDK-së të hënën do ti ndjek me interesim, duke pritur përgjigjen se cila është rruga e partisë së heronjve tanë të luftës dhe paqes”. Postimi i tij në facebook: Dy ditë, deklarime, përgëzime dhe


Me rastin e mbajtjes së Kuvendit të PDK-së, të paralajmëruar të hënën, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “zhvillimet në Kuvendin e PDK-së të hënën do ti ndjek me interesim, duke pritur përgjigjen se cila është rruga e partisë së heronjve tanë të luftës dhe paqes”.
Postimi i tij në facebook:
Dy ditë, deklarime, përgëzime dhe urime nga drejtues qendror e lokal të PDK-së dhe qytetarë, kanë vënë në pah të kaluaren dhe zotimin për unitet, pas dorëheqjes së z. Krasniqi. Qëndrime miqësore e me mirëkuptim, është e kuptueshme.
Megjithatë, nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit dhe strukturës së partisë, për bedelët nëpër degë, apo për dështimin kapital për të bërë opozitë kundër qeverisjes aktuale që është më e keqja që nga çlirimi.
Për hir të unitetit, nuk po thuhet se ku u gabua, pozita dhe opozita më e madhe në Drenas janë PDK, vendimmarrësit nuk duan të cekin ende se PDK ka fituar në shtatë komuna.
Vepra ime jetësore është e pandashme nga Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe atdhetarët tjerë, ky fakt nuk do të duhej të keqpërdorej.
Pres që kandidati për kryetar të PDK-së ta ketë Platformën dhe deklaratën politike, pres ta prezantoj kryesinë e ngushtë dhe të gjerë e cila do të jetë e aftë ta largojë qeverinë aktuale nga degradimi i mëtejmë i shtetit.
Megjithëse nuk jam në Kosovë, zhvillimet në Kuvendin e PDK-së të hënën do ti ndjek me interesim, duke pritur përgjigjen se cila është rruga e partisë së heronjve tanë të luftës dhe paqes.
PDK është vetë liria dhe shteti i Kosovës!
